LifeStyle

Meghan Markle bën një paraqitje befasuese pa Harry-n në Los Angeles

Meghan Markle ka bërë një paraqitje surprizë, pa Princin Harry në Los Angeles, mes spekulimeve se çifti jetojnë “jete të ndara”.

Dukesha e Sussex kishte veshur një fustan të kuq nga Carolina Herrera në një gala në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.

Meghan, 43 vjeçe e kishte veshur më parë fustanin në një gala për veteranët me Harry-n në Neë York në vitin 2021, shkruan The Sun.
Meghan u pa duke përshëndetur fansat e rinj dhe duke u shoqëruar me Demi Lovato dhe Kaley Cuoco.

Kjo vjen pasi ekspertët mbretërorë i thanë ‘The Sun’   se Meghan dhe Harry “po shkojnë në rrugë të ndara” dhe po jetojnë gjithnjë e më shumë të ndarë”.

‘The Sun’ zbuloi se dyshja “po veprojnë veçmas tani” pasi nuk janë parë së bashku në tre javë.
Korrespondentja veterane mbretërore Jennie tha: “Meghan nuk dëshiron të kthehet dhe ata po shkojnë në rrugën e tyre, deri diku”.

Ngjarja u mbajt mbrëmë para një audiencë live prej më shumë se 100 të ftuarish specialë.