1
Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.
Lajmi është konfirmuar nga Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Ai ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.
“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai./Express
ks