Lajme

Vdekja e tre të rinjve, Kurti: Dekurajoni ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e tre të rinjve që vdiqën mbrëmë pas një aksidenti në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Vdekjen e të rinjve, Kurti e cilësoi tragjike.

Kryeminitri Kurti lutë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe “të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”.