ShowBizzz

Ndërron jetë foshnja 5-ditëshe në maternitetin e Vlorës, nis ndjekja penale për mjeken!

Një foshnje 5-ditëshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në maternitetin e Vlorës. Pas ngjarjes, familjarët e foshnjës kanë akuzuar mjeken neonatologe duke e denoncuar në polici.

Ndërron jetë foshnja 5-ditëshe në maternitetin e

Mësohet se ndaj mjekes 53-vjeçare ka nisur procedimi penal për “Mjekim të pakujdesshëm”.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H”, ka njoftuar policia.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



bal