Lajme

Deputetët mblidhen të enjten në Kuvend, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka bërë të ditur se në rend të ditës janë pikat e njëjta, përfshirë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Tahiri theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do t’i votojë marrëveshjet Ndërkombëtare konform qëndrimeve të tyre, por sipas tij, do të jetë e vështirë që këto projektligjet të kalohen në Kuvendin e Kosovës sepse siç tha ai ‘ka shthurje të madhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket numrave dhe shumicës së tyre në Kuvend, raporton teve1.info

“Sa i përket seances që do të mbahet në ditën e enjte do të jetë vazhdim, do tëj etë seances e cila ishte e papërfunduar para dy jave të enjten e kaluar.. ju e dini që tash dy seacna sesioni vjeshtor nuk po arrin të fillloj në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së numrave nga mazhoranca në këtë rast, nga Lëvizja Vetëvendosje, qëndrimet e PDK-së sa i përket këtyre pikave janë të njëjta ne do t’i votojmë marrëveshjet ndërkoombëtare konform qëndrimeve tona qysh e kemi deklaruar edhe më herët” – deklaroi Tahiri.

“Duket që do të jetë vështirë të kalohen këto projektligje se tashmë duket që ka një shthurje kogja të madhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket numrave dhe shumicës së tyre në Kuvendin e Kosovës.” – shtoi ai.