1
Ish-deputeti i AAK-së Lah Brahimaj ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar së fundi në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sa i përket furnizimit me ushqim për ushtarët.
Brahimaj ka thënë se derisa Maqedonci po drekon në hotele luksoze, ushtarët po vuajnë për ushqim. Ndërsa ka pohuar se ushtarët po e lëshojnë ushtrinë, si pasojë e kushteve të këqija.
Brahimaj, po ashtu ka thënë se më e pakta që Maqedonci mund të bëjë, është që ta falënderon qeverinë Haradinaj, për bërjen e ushtrisë.
“Ministër Maqedonci, në vitet 2018-2019 fort ke festuar bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Më e pakta që mund të bësh është që vazhdimisht ta falenderosh qeverinë Haradinaj për këtë. Kështu ke bërë atëherë kur u bë Ushtria dhe shumë njerëz këndejpari nuk besonin që po bëhet. Tash, i ke ndrruar rrobat dhe gjuan gurë në një periudhë të krenarisë kombëtare. Kështu nuk bën një ushtarak i luftës dhe as ushtarak i shkolluar në kohët e qeverive të mëparshme. Por, askush nuk harron se në qeverinë tuaj, FSK-ja u përjashtua nga “Defender 2023”! Ushtarët po e lëshojnë Ushtrinë për shkak të kushteve të këqija. Ti dje ke pasur drekë në një Hotel luksoz në Prishtinë, por ushtarët kanë vuajtur për ushqim”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.