Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se rritja e pensioneve për 20% nga Qeveria aktuale është pjesë e programit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ramabaja deklaroi se është pjesa më “absurde” me dëgju pakënaqësi nga pensionistët pavarësisht rritjeve të pensioneve.
“Pjesa më absurde e opinionit publik në Kosovë. Kur rriten pensionet qoftë edhe me 4%, sindikatat e pensionistëve shënojnë një lloj miradie dhe falënderimi. Pensionistët janë prodhues të mirëqenies. Nuk jam dakord me dëgju pakënaqësi nga përfaqësues të shoqatave e Sindikatave”.
“Qëndrimet për rritje të pensioneve dhe pensioneve të kategorive të luftës ka qenë pjesë e premtimeve elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje. Sigurisht nëse ka pasur mundësi edhe 50% ka qenë pak. Apo edhe 100 % ka qenë pak. Pensionet nuk janë rritur. Kosova është pak vendi që gëzon pensionin e pleqërisë. Rritja e 20% është ndihmë sociale”, vijoi Ramabaja.