Lajme

“U tërhoq zvarrë”- Vr*sja e të riut shqiptar nga dy kushërinjtë, dëshmitari tregon momentin kur 28-vjeçari u sulmua: As vetë ai nuk e kuptoi çfarë po ndodhte

Shqiptari Denis Loka 28 vjeç u vra me thikë nga dy vëllezër, kushërinj të viktimës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar (7 tetor) në Athinë, ndërsa krimin mori përsipër njëri prej vëllezërve, 17 vjeç.

Ndërkohë një dëshmitar okular ka treguar momentin kur 28-vjeçari u sulmua nga dy vëllezërit.

Sipas tij, “autorët e tërhoqën zvarrë dhe se personi as vetë nuk e kuptoi se çfarë po i ndodhte”.

“Aty tashmë ishin mbledhur njerëz, pasi pak më lart kishte ndodhur një aksident trafiku”, tregon për Skai qytetari.

Kujtojmë se rreth 1 orë më vonë, dy vëllezër, një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, janë dorëzuar në Komisariatin e Kipselit, duke pranuar se 17-vjeçari ka vrarë 28-vjeçarin për shkak se siç tha ai, kushëriri i tyre i keqtrajtonte.