Lajme

Iu gjet 36 kg k*kainë në banesë dhe 70 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi iu zbulua në shtëpi një sasi prej 36 kilogramësh.

Shqiptari u pikas nga oficerët e policisë në rrugë në gjendje jo të mirë, i cili dyshohet se kishte konsumuar ndonjë substancë. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Në fillim policia gjeti një çantë me rreth 70 mijë euro ndërsa më pas gjetën edhe 36 kilogramë kokainë të fshehura në banesë.

Për shkak të gjendjes jo të mirë, fillimisht i riu shqiptar u dërgua në spital dhe më pas u arrestua nga policia italiane.