Lajme

Jakup Krasniqi do të vijë dy ditë në Kosovë

Jakup Krasniqit i është dhënë leja nga Gjykata Speciale për dy ditë në Kosovë.

Indeksonline bën të ditur se Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë nga 10 deri me 12 tetor.

Arsyeja e vizitës së ish-kryeparlamentarit është vizita në familje pas vdekjes së vëllaut, Azemit.

Vizitën dy ditëshe në Kosovë, Krasniqi do ta zhvillojë nën masa të rrepta sigurie./Indeksonline/