Lajme

Tentoi të kalonte me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet 54-vjeçari

Ditën e sotme në Kakavijë një 54-vjeçar tentoi të kalonte në kufi me një shumë të lartë parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në çantën e 54-vjeçarit me iniciale R.H., banues në Vlorë u gjetën 14 500 euro të cilat nuk ishin deklaruar konform ligjit.

Ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.