Lajme

Zëvendëssekretari i Ministrisë së Mjedisit largohet nën shoqërimin e Policisë

Është shoqëruar në Polici zëvendëssekretari i Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, pas aksionit me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në MMPHI.

Prokuroria Speciale e Kosovës për Tëvë1, ka konfrimuar se në këtë aksion janë të dyshuar dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shpërplarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave dhuratave dhe dobësisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë për Tëvë1.