Ai ka qenë i ftuar kudo dhe gjithashtu ka pasur një ndjekje të madhe falë hiteve që solli gjatë verës që lamë pas.
Fjala është për djaloshin simpatik të muzikës, David Dreshaj, i cili në disa foto të fundit që ka publikuar duket se ka gjetur më në fund pak kohë për relaks.
Ai ka zgjedhur që këtë pushim, pas një ngarkese të madhe me koncerte, ta kalojë me familjen.
David Dreshaj dhe familja
Madje, edhe për ditëlindjen e tij, ka qenë me ta dhe e ka festuar.
Ju kujtohet se kohë më parë ai ia dedikoi një këngë dhe madje e këndoi atë për herë të parë në dasmën e motrës së tij si surprizë?
Davidi
Tashmë, shohim që në disa foto është me mbesën e tij.
Artisti duket një dajë mjaft i mirë dhe i kujdesshëm, dhe çdo motër do të donte të kishte një vëlla si ai, ashtu si çdo nip apo mbesë do të dëshironte një dajë si Davidi.