LifeStyle

Maskë në kushte shtëpie për të eliminuar rrudhat

Sigurisht që rrudhat janë të padëshiruara nga të gjithë dhe trajtimet e bukurisë zakonisht kushtojnë shumë.

Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj.

Ne ju sjellim një maskë në kushte shtëpie, me dy përbërës të thjeshtë e që gjenden në çdo shtëpi.

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, verdha e vezës, një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle kos, një lugë çaji sheqer.

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini derisa të realizohet një masë kompakte.

Masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë maskë dy herë në javë për të marrë rezultatet e dëshiruara.



ks