42
Në Finlandë, ndodh jo rrallë që qielli të ngjyroset dhe njerëzit të mund të shijojnë spektaklin e ngjyrave të “Aurora Borealis”. Fenomeni natyror ndodh kur grimcat e ngarkuara nga dielli përplasen me molekulat e oksigjenit në atmosferën e Tokës.
Pamjet e jashtëzakonshme u siguruan nga një fotograf vendas. Sipas tij, ky spektakël ngjyrash ka qenë gjatë gjithë natës, deri në agim. Fenomeni, shihet shpesh edhe në vende si Islanda dhe Norvegjia dhe ndonjëherë edhe në Britaninë e Madhe.
“Aurora borealis” ka qenë i dukshëm kohët e fundit për shkak të aktivitetit të lartë diellor.