13
Valon Syla ka sqaruar përfundimisht se nuk do të jetë opinionist në Big Brother Kosova.
Gazetari i njohur ka thënë se ka patur oferë me drejtuesit e edicionit, por nuk është arritur marrëveshja mes tyre.
“Po e shkruaj një qëndrim publik përti sqaruar disa gjêra lidhur me Big Brother edicionin 3, sepse po sillen lajme të pa sakta.
“Po kam pas oferte per te qene analist ne BBVK nga produkcioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë, por disa nga bisedimet teknike e finaciare qe i kemi pasë nuk kemi arrite me u marrë vesh.
Poashtu janë edhe zgjedhjet me 9 shkurt, dhe angazhimi eshte i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh.
Kështu që nuk kemi arritur të merremi vesh në fund për këtë spektakël.
Kjo eshte e verteta lidhur me kete projekt.
Paçin fat ata e na e na priftë e mbara” shkruan Syla në reagim.
ks