Lajme

30-vjeçari shqiptar mbyti gruan në krevat në sy të fëmijëve, kush janë autori dhe viktima! Pas krimit, shkoi në banesën e kunatës… Detajet

Detaje të reja dalin nga krimi tronditës në Itali ku 30-vjeçari shqiptar Luzmil T., ka mbytur bashkëshorten e tij, Eleonor T., në krevatin dopio në dy të fëmijëve të tyre të mitur.

Krimi shokues ndodhi në banesën e tyre në Via Caravaggio mëngjesin e sotëm pas një debati që çifti kanë pasur.

Autori raportohet se merrej me bujqësi, ndërsa 24-vjeçarja nuk punonte. Ka qenë motra e viktimës që ka njoftuar policinë, pasi 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e saj pas krimit duke i kërkuar ta shoqëronte në spital.

Por, ajo nuk e besoi dhe thirri dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i thanë tezes së tyre: “Babi vrau mamin”.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, 30-vjeçari ishte duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është arrestuar.

“Ai ishte në një gjendje konfuze”, raportoi policia.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë shqiptarin të vrasë gruan e tij, por duket se tragjedia ka ndodhur në kulmin e një debati.

Çifti kishte jetuar për ca kohë në via Caravaggio në San Felice a Cancello, një zonë periferike e Italisë.

Klithmat brenda banesës së çifti janë dëgjuar edhe nga fqinjët e tyre.