LifeStyle

Mjeku Luçiano Bardhi: Nga 4000 dieta që qarkullojnë, asnjëra nuk vlen!

Mjeku Luçiano Bardhi: Nga 4000 dieta që qarkullojnë,

Mjeku Luçiano Bardhi është vazhdimisht i ftuar në ekranrt shqiptare për të folur rreth problemeve të shëndetit, kryesisht kequshqyerjes dhe mënyrave të duhura që do të përmirësonin sistemin tretës, çka është pjesa më e rëndësishme e mirëqenies së shëndetit.

Sipas tij, dietat që qarkullojnë në internet janë të gjitha të gabuara sepse çdo organizëm është i ndryshëm nga tjetri dhe s’mund të bëjë dieta që përgjithësohen si efektive për të gjithë!

Secili duhet t’i përmbahet një regjimi ushqimor të shëndetshëm e të qëndrueshëm, pa luhatjet e tekat e marketingut apo studimeve që ndryshojnë përditë.

Dietat ekstreme u kanë dhënë prova të gjithëve që kanë efekt vetëm për një kohë të shkurtër dhe askush nuk llogarit dëmet që mund t’i shkaktojë organizmit.

‘Dietat nuk vlejnë, qarkullojnë pa fund të tilla nëpër botë por asnjëra nuk vlen, secili duhet t’i përshtatet gjuhës që i flet trupi i tij!’.