Lajme

Kurti thotë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë bërë absurde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës përveç të padrejta dhe të dëmshme tashmë janë bërë edhe absurde.

Kurti ka thënë se presin që këto masa të hiqen sa më shpejt edhe pse sipas tij kanë pritur që do të hiqen që nga e mërkura.

“Ne vazhdimisht kërkojmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që datojnë nga qershori i vitit të kaluar. Ato masa nuk kanë qenë të drejta asnjëherë e tash janë bërë edhe absurde për shkak se edhe vetë përfaqësuesi i lartë i BE’së dhe njëkohësisht zv/presidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar për siguri dhe politikë të jashtme i ka shkruar letër 27shes të BE’së se masat duhen hequr. Borrell në largim e sipër mund t’ua konfirmojë këtë çfarë po them unë se është ai që ka kërkuar që masat të hiqen por  këto nuk janë bërë ende andaj masat e padrejta edhe të dëmshme janë bërë edhe absurde dhe ne presim që ato të hiqen një orë e më parë duke qenë të bindur se është dashur të hiqen qysh dje”, ka thënë ai në një konferencë për media./teve1.info/