Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” tashmë është zyrtar dhe do të nisë më 18 tetor në orën 21:00.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e programit, duke e bërë të qartë se spektakli i shumëpritur do të rikthehet së shpejti.
Ndërsa banorët e shtëpisë ende nuk janë zbuluar, një prej opinionistëve të edicionit është konfirmuar – Milaim Zeka.
Përflitet gjithashtu se Einxhel Shkira mund të jetë pjesë e panelit, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.
Fansat presin me padurim zbulimet e mëtejshme dhe hyrjen e banorëve në shtëpinë e famshme.
lokimagazine