ShowBizzz

Fifi mbetet ‘pa punë’? Tarifat e larta e largojnë nga netët ‘live’!

Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi në rrjetet sociale, ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh sukseset që ka arritur dhe vlerësimet për zërin që ka.

“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton, me zërin që ke?”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve. Ndërkohë, artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

Prej kohësh Fifi duket më e distancuar nga produksionet e reja, por edhe nga koncertet. Që nga ardhja në jetë e djalit të saj, këngëtarja ka bërë përpjekje për të rikthyer fuqishëm, por duket se koncertet për të kanë qenë të pakta. Edhe verën që sapo kaloi,ajo kishte pak data të zëna, ndryshe nga vitet e shkuara, ku duhet thënë se artistja ishte ndër më të kërkuarat dhe më të paguarat. Por duket se tregu ka ndryshuar shumë muajt e fundit dhe Fifi nuk është më ndër të preferuarët e publikut të netëve live, pohon Panorama. Rreth kësaj ka reaguar edhe vetë këngëtarja, duke u shprehur se të pakta kanë qenë klubet që e kanë ftuar për të kënduar. Fifi rrëfeu se po përballet me disa vështirësi në këtë periudhë pasi jo të gjitha klubet e natës në Kosovë dhe në Shqipëri janë treguar dashamirëse me të. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.

“I falënderoj dhe i përshëndes të gathë klubet Kosovë dhe Shqipëri për këtë behar. Isha përgatit këtë verë që të kem shumë punë po mesa duket s’jam aq In në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e këto të huajt janë më mirë për tregun tonë. Po s’ka problem… Fifi ju do shumë prap dhe do ju vijë siç ka ardh përherë. Për datat e dimrit (në qoftë se doni me marr Fifin prap se absolutisht s’më ka ngel hatri) Do merret dikush tjetër me koncertet e mia jo ai me të cilin keni kontaktu deri tani. Do ju njoftojë shumë shpejt. Ama m’keni bo nder .. se jam tu e shiju rritjen e djalit. Mbase do kisha lekë pak më shumë po edhe pa këto mirë jam. Faleminderit Zotit Elhamdulilah!”, u shpreh artistja në Instagramin e saj.

Të shpeshta kanë qenë komentet nëpër rrjet se, në fakt, Fifi bënte pjesë tek artistët që kërkonte pagesa të larta për netët e live. Por edhe pse verën e shkuar, ajo ka vendosur ti ulë ndjeshëm këto shifra, duket se prapë ajo nuk ka arritur që të mbushë agjendën e saj. Duket se pakënaqësitë e saj, vijojnë edhe tashmë që po përgatitet edhe agjenda për sezonin e dimrit. Teksa shumë kolegë të saj tashmë i kanë të gjitha datat e zëna, Fifi ende pret ftesa për të qenë e ftuar në klube dhe aktivitete të ndryshme. Filloreta Raçi apo siç njihet ndryshe me ermin Fifi, prej disa vitesh tashmë po shijon një lidhje dashurie me Adis Patushin. Dyshja janë bashkë prej rreth tre vitesh si dhe kanë bashkë edhe një fëmijë, një djalë të quajtur Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023. Këngëtarja së fundmi ka publikuar një fotografi krah partnerit, duke i bërë atij dhe një dedikim.

“Jemi shumë të ndryshëm, përlahem shumë ama edhe rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë. Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ia kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin. Kelmendi përmbylli duke thënë se gjatë karrierës së saj ka pasur kontakte me shumë pak njerëz dhe kjo kryesisht ka qenë përmes Driton Kukës. duhemi shumë”, ka shkruar artistja.



bal