Një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të martën në Suharekë.
Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Rr. 13 Qershori, Suharekë / 08.10.2024 – 09:0. Me 09.10.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/