Lajme

Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikania Gjoni: Ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Sinoptikania Anira Gjoni në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, theksoi se muaji tetor do të jetë një muaj tipik i vjeshtës, me reshje të shpeshta.

Gjoni u shpreh temperaturat në ditët në vijim, do të jenë relativisht të larta për stinën.

Në fundjavë, Gjoni tha se vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.