Plot 120 viktima të tjera janë paraqitur për të akuzuar reperin Sean Diddy Combs për abuzim seksual, duke përfshirë një nëntë vjeçar në atë kohë. Avokati i viktimës Tony Buzbee, i cili njoftoi se përfaqëson 120 viktima të reja, pretendon se ai i drogonte viktimat e tij duke përdorur një qetësues kuajsh.
Abuzimi i dyshuar, ku 25 prej tyre ishin të mitur, ndodhi midis vitit 1991 dhe këtij viti, zbuloi Buzbee. Viktimat më të reja ishin 9, 14, 15 vjeç, njoftoi avokati në një konferencë shtypi në Hjuston të martën.
“Ky individ, i cili ishte 9 vjeç në atë kohë, u dërgua në New York City për të bërë audicione për Bad Boy Records. Ky individ dyshohet se u sulmua seksualisht nga Sean Combs dhe disa njerëz të tjerë në studio me premtime si prindërve ashtu edhe vetes se do të marrë një kontratë regjistrimi”, u shpreh avokati.
Ndërkohë që akuzat vijojnë të rriten, ekipi ligjor i Diddy i mohon ato në mënyrë kategorike, “Combs mohon fuqishëm dhe kategorikisht si të rreme dhe shpifëse çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit”.
.
bal