Lajme

Rama mirëpret Erdoganin në Tiranë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është mirëpritur në kryeministri nga Edi Rama.

Pas takimit pritet të mbahet edhe një konferencë për media.

Ekipi i Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se në orët e pasdites Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime./teve1.info/