Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe deputetin, Sasha Magazinoviç.
Si nikoqir, Kurti i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Shtoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës së tyre për siç ka thënë aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
“Kosova vijon të jetë e përkushtuar maksimalisht ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt BE-së të vendeve të rajonit, ku shprehu mbështetjen e tij ndaj Bosnje e Hercegovinës në tejkalimin e barrierave institucionale në këtë drejtim dhe nënvizoi kërkesën për anëtarësim të Kosovës, për çka edhe mirëpresim marrjen e pyetësorit e më tej statusin e vendit kandidat, si i vetmi shtet në rajon që ende nuk e gëzon këtë status”, thuhet tutje në njoftimin e dërguar nga zyra e kryeministrit.
Diskutim ka pasur edhe rreth zhvillimeve politike e aktualitetit në vend e rajon dhe rëndësisë e bashkëpunimit të forcave social-demokrate, për siç thuhet në njoftim më shumë zhvillim, mirëqenie e progres rajonal e gjithëpërfshirës.