Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shfrytëzuar vizitën e homologut turk Recep Tayyp Erdogan, për t’u ankuar për përmasat e godinës së Presidencës, pasi sipas tij, kjo aktualja është shumë e vogël për të.
Begaj iu ankua Presidentit të Turqisë Erdogan, për Kryeministrin e Shqipërisë, që “nuk po i jep fonde për zyrat”.
Ndërsa qesh pa asnjë shkak e habitshëm, Begaj foli për rreth 600 metër katror sipërfaqe zyrash dhe se “po i them Edit se kemi nevojë për një ndërtesë tjetër”, por nga sa la të kuptohet (Kryeministri), ende nuk i është përgjigjur.
Në një video të postuar në ‘X’ nga presidenti turk, Begaj dëgjohet në fundin të pamjeve, duke iu ankuar Erdoganit për godinën se është shumë e vogël, rreth 600 metra katrorë dhe i ka kërkuar Ramës një godinë më të madhe.
“Është e vogël, rreth 600 metra katrorë! Po i them Edit (Kryeministrit Rama) se kemi nevojë për një ndërtesë tjetër”, i thotë Begaj presidentit turk Erdogan.