Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP”, është dënuar me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Sipas prokurorisë, Ejlli ka kryer këtë vepër në bashkëpunim me një person tjetër për të justifikuar pasurinë e këtij të fundit, e cila ishte nën hetim.
Ngjarja daton që nga viti 2021, kur u zbulua një deklaratë noteriale e falsifikuar nga Ejlli, që synonte të justifikonte pasurinë e padeklaruar të një shtetasi të njohur si F.A.
Kjo deklaratë u prezantua në prokurori, por pas hetimeve të mëtejshme, ajo rezultoi se nuk gjendej në arkivat zyrtare dhe nuk ishte autentike.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ai përballet me një dënim deri në katër vjet burg, por gjykata ka vendosur një dënim më të lehtë prej një viti.
Pas shpalljes së këtij vendimi, Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në Instagram. Në vend që të komentonte drejtpërdrejt mbi vendimin e gjykatës, ai ka postuar një pjesë të projektit të tij të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Fifi.
Kjo duket si një përpjekje për të treguar që ai nuk është i shqetësuar nga vendimi dhe vazhdon të fokusohet në karrierën e tij artistike.
Në këtë mënyrë, ai duket se dëshiron të injorojë lajmet negative dhe të mbajë vëmendjen te suksesi i tij në muzikë.
lokimagazine