ShowBizzz

Shkrimtarja koreanojugore Han Kang fiton Nobelin për Letërsi!

Autorja jugkoreane, Han Kang, eshte fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi 2024, për “prozën e fuqishme poetike që konfronton trauma historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore”. Kështu është vlerësuar ajo nga juria në ditën e shpalljes së vendimit.

Shkrimtarja koreanojugore Han Kang fiton Nobelin për Letërsi!

“Ajo e ka një vetëdije unike për lidhjet në mes të trupit dhe shpirtit, jetës dhe vdekjes, dhe stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë inovator në prozën bashkëkohore”, ka thënë Anders Olsson, drejtues i Komitetit të Nobelit, përmes një deklarate. Han Kang, koreanojugorja e parë që fiton Nobelin për Letërsi, e ka nisur karrierën më 1993 me publikim të disa poemave, derisa me prozë ka debutuar më 1995 me romanin e  titulluar “Love of Yeosu”.

Famen ndërkombëtare sakaq e siguroi me romanin “The Vegetarian”. Vitin e kaluar me këtë çmim është nderuar shkrimtari dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse. Çmimi Nobel ka vlerën e rreth 1.1 milion dollarëve amerikanë. Ky çmim, që ndahet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, është krijuar me dëshirën e shpikësit të dinamitit, suedezit, Alfred Nobel. Këto çmime ndahen qe prej vitit 1901. Më herët gjatë javës janë ndarë Çmimet Nobel për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi. Tradicionalisht, Çmimi Nobel për Ekonomi ndahet në fund.



bal