Lajme

Berisha: Do të dalin audio-incizime tjera, do të na vije turp

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha ka paralajmëruar publikim të audio-incizimeve tjera, të ngjashme me atë të bisedës ndërmjet Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq.

Ai nuk ka dhënë detaje se kush do të jetë në këto biseda, por ka thënë se do të jenë edhe më të rënda, sa që siç ka thënë ai do të na vije turp.

“Do të dalin prapë mbajeni mend, hala më keq. Ka me na ardh turp me thanë na jemi të një përkatësie etnike me qeta persona, çka kanë me dalë gjëra”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
I pyetur se prej cilës partie ai ka thënë se nuk është me rëndësi, por ka thënë se bashkëpunimin me Radoiçiqin dhe strukturën serbe është ka e bënë pushteti.

Berisha ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ka komunikuar me Radoiçiqin në krye vete, duke aluduar se në dijeni ka qenë edhe kryeministri Kurti.

Ndryshe, audio-incizimet janë publikuar të mërkurën nga gazeta Paparaci ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radoiçiq dhe çështja ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të 2022-së.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila ka mohuar se në publikimin e audi-incizimit me Millan Radojiçiq, ka biseduar për votimin e ligjit për Pagën Minimale.