Lajme

“Tregti armësh”, eksperti i sigurisë Softa zbulon detajet:Vizita e Erdogan ishte planifikuar për në datën 7 tetor,por..

Ditën e sotme, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vizitoi Shqipërinë. Ai shprehu mbështetjen për vendin tonë dhe tha se marrëdhëniet mes dy vendeve mike do të vijojnë të forcohen.

Të ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ishin Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Avenir Preka, ish-zëvendësministri i Brendshëm, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe gazetari Denis Minga.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse është e qartë se cilin vend ka partner strategjik Shqipëria referuar mesazheve që u dhanë sot gjatë deklaratave të Ramës dhe Erdoganit.

Softa tha se një nga arsyet e vizitës së Erdogan në Shqipëri dhe më pas në Serbi mund të jetë tregtia e armëve. Ai gjithashtu shtoi se vizita ishte planifikuar të zhvillohej më 7 tetor. Një vit më paër, 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Gazën duke noisur një konflikt të përgjakshëm në Lindjen e Mesme.

Softa: Partnerët e Shqipërisë…vizita e Erdoganit përveç asaj që ishte e dukshme, inaugurimi i xhamisë, ishte planifikuar për tu bërë në datën 7, në një vjetorin e sulmit të Hamasit në Gaza. Nuk e di si u shmang dhe si u bë, por u përdor kjo retorikë për ta quajtur Izraelin një shtet terrorist. Ky nuk është një takim që erdhi vetëm për Shqipërinë. Nesër është edhe në Serbi. Atëherë kush janë motivet që e shtynë Erdoganin të shkojë në Serbi dhe në Shqipëri? Flasim për mbrojtje. Kur themi do marrim mbrojtje se do kemi drone, dronë i ka dhënë edhe serbëve edhe Kosovës. Por nga kush rrezikohet Serbia? Serbia po rrezikon gjithnjë e më tepër për të hapur konflikte në Kosovë. Unë e shikoj si një tregti armësh.

Minga: Serbia dhe Kroacia kanë armatime të përvitshme, por kjo nuk do të thotë që do të shkojnë në konflikt të armatosur. Nëse është dhuratë nuk ka asnjë gjë të keqe. Ne kemi një ushtri pa armë.

Preka: Debati është këtu! Erdogan ashtu si edhe presidentë të shteteve të tjerë, janë në garë për të dalë dhe për të shitur armë. Të njëjtën gjë bëri preësidenti francez në Beograd para pak kohësh. Erdogan është Ok, ajo çfarë Rama mundohet të justifikojë, se është miza nën kësulë, është që mundohet që këto dronë që janë blerë apo dhuruar t’i trajtojë si shpëtimi i shqiptarëve. Ndërkohë që në rajon kalkulimi është i thjeshtë. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ka vetëm një ishull që është antiNATO që është Serbia. Nëse Serbia do merrte armatim mbrojtës është e kuptueshme sespe do të mbrohet. Por ajo nuk merr armatim mbrojtës, i gjithë armatimi është për sulm. E parë nga këndvështrimi jonë Rama ishte në këtë siklet, që për të larguar diskursin e debatit, futja e këmbës në xhami dhe përdorimi i ambienteve për mesazhe politike, nxori këtë të dronëve. Domethënë një sallatë llafesh pa asnjë sens.