ShowBizzz

Vajza e Elvis Presley ka mbajtur trupin e djalit të saj të pajetë në shtëpi dy muaj pas vdekjes?

Një detaj shokues është zbuluar në librin e sapo publikuar të Lisa Marie Presley, “From Here to the Great Unknown”, i cili është përfunduar nga e bija, Riley Keough.

Lisa Marie, vajza e vetme e legjendës së muzikës Elvis Presley, mbajti trupin e djalit të saj, Benjamin Keough, në shtëpi për dy muaj pasi ai i dha fund jetës në vitin 2020.

Benjamin, nipi i Elvisit, u vetëvra në moshën 27-vjeçare, një tragjedi që e goditi thellë nënën e tij. Në librin e saj, Riley tregon se Lisa Marie zgjodhi ta mbante trupin e djalit në shtëpi në vend që ta çonte në morg. Ajo përdori akull të thatë për ta ruajtur trupin, duke theksuar se ishte shumë e rëndësishme për të pasur kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë.

Unë shkoja dhe ulesha pranë tij

– tha Riley, duke përshkruar dhimbjen e nënës së saj. Në Kaliforni nuk ka ligj që përcakton kohën e saktë për varrosjen ose asgjësimin e trupit, duke i dhënë kështu mundësinë Lisa Marie të bënte këtë zgjedhje të veçantë në një moment kaq të vështirë. Kjo histori pasqyron thellësinë e dhimbjes dhe ndjenjave të ndërlikuara që shoqërojnë humbjen e një të dashuri.



lokimagazine