Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.
Forca e Sigurisë se Kosovës njofton se Gjeneral Jashari fillimisht ka shprehur falënderim të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat Armatosura të Republikës së Turqisë po vazhdojnë të japin për ngritjen dhe profesionalizimin e personelit ushtarak, gjithashtu edhe mbështetjen me pajisje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Tutje thuhet se Komandanti i FSK-së gjithashtu ka folur edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe te arriturat e Forcës, planet e përbashkëta bilaterale ne kontekstin e trajnimeve, shkollimeve, aktiviteteve të përbashkëta si dhe për mundësin e shkëmbimit të përvojave me qëllim të ngritjes së aftësive së ushtarakëve të Forcës së Sigurisë se Kosovës.
Të dy gjeneralët janë pajtuar për vazhdimin dhe afirmimin e mëtutjeshëm te bashkëpunimit bilateral ne fushën e mbrojtjes.