Lajme

Rron Gjinovci “godet” deputetin e PDK-së: Ky është shembulli se si u pat kapë shteti në të kaluarën

Audio-incizimet ku dëgjohet deputetja e VV-së, Mimoza Kusari duke biseduar me Milan Radoiçiq ka nxitur reagime të shumta.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se shefja e deputeteve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duhet të shpallet “rrezik për shtetin e Kosovës” nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Rron Gjinovci, i cili ka thënë se kjo ky është shembulli se si u patë kapë shteti në të kaluarën.

Postimi i plotë:

Imagjino kush u kon Drejtor i Pergjithshem i Policise 🤦Ky menon që jena naj diktaturë ku shërbimet sekrete i shpallin njerëzit armiq të brendshëm.

Meqë ra fjala ky është shembulli se si u pat kapë shteti në të kalumën. Masi u hoq si drejtor kaloi në PDK 😀