Aktori Daniel Craig ka deklaruar se gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur në disa skena seksi “të tmerrshme”.
Ai filmoi skena intime me Sienna Miller, Eva Green, Monica Bellucci, Lea Seydoux dhe shumë personalitete të listës A në kamera. Mes tyre është edhe gruaja e tij Rachel Weisz.
“Kam filmuar disa skena seksi mjaft katastrofike në karrierën time. Të gjithë mund t’i shohin ato,” tha ai, por nuk donte të tregonte se me kë ka kaluar kaq keq.
Për filmin e ri “Queer” me regji të Luca Guadagnino, i cili u bazua në romanin me të njëjtin emër të William S. Burroughs, ai xhiroi skena homoseksuale. Ai ka deklaruar se janë munduar ta tregojnë sa më natyrshëm.
Seksi është i mrekullueshëm dhe i komplikuar. Shpresoj se kemi arritur ta shfaqim në ekran, sepse ndodh në dhomën e gjumit”, tha ai.
Ai shtoi se nuk do të kishte bërë “Queer” kur ishte James Bond, jo për shkak të skenave seksuale, por sepse thjesht nuk do të kishte pasur kohë.
“Kam punuar në projekte të tjera gjatë xhirimeve të Bond, por më pas u ndala. Më duhej të përqendrohesha vetëm në një punë”, tha ai.