Majlinda Kelmendi, ish-fituesja e medaljes Olimpike tani në rolin e trajneres për xhudo, ka dhënë së fundmi një intervistë Tëvë1 dhe ka folur për jetën e saj personale dhe preofesionale.
Kelmendi rrëfeu hapur se në 2020 pas humbjes në Tokio ka kaluar periudhën më të vëshirë të jetës së saj, aq sa është detyruar të marrë terapi te neuropsikiatri.
“Në Tokio në 2020, në Lojëra Olimpike kam qenë shumë keq psiqikisht, nuk kam dashur as të garoj. I kam tregur Tonit, e kam parë që as nuk ka dashur ta diskutoj, por unë s’kam qenë mirë aspak. Fizikisht kam qenë top, por në Tokio isha lodhë prej gjithçkaje, prej lëndimeve… Për katër vite i kam pasur pesë operime. Kjo më ka lodhë shumë, edhe presioni mediatik… Thjesht kam dashur të tërhiqesha, por e kam parë që Toni nuk ka dashur”, rrëfeu ajo.
Kelmendi gjithashtu rikujtoi humbjen e saj në Tokio, duke rrëfyer se presioni i mbledhur në atë kohë e kishte drejtuar drejt kërkimit për ndihmë psikologjike nga profesionistët.
“Pas Tokios e kam pas një periudhë shumë të vështirë, nuk kisha dashur të flisja shumë gjatë, mirëpo ka qenë periudha më e vështirë në jetën time. Më është dashur të shkoj te neuropsikiatri, te psikologu. Kam qenë me terapi, dhe kur e kam tejkaluar atë fazë e kam parë që sporti është pjesë e rëndësishme e jetës, por jo gjithçka”, tha Kelmendi.
bal