Lajme

Identifikohet i riu shqiptar që humbi jetën pas aksidentit në Itali, tre shokët e tij në gjendje të rëndë

Endri Sejdi është i riu shqiptar i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 tetor.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në Morolense, në zonën e Supino. I riu ishte 32 vjeç dhe banues në Alatri.

Shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys.

Endri ishte në makinë me tre shokë të tjerë, të cilët përfunduan në spital në gjendje të rëndë.