ShowBizzz

Luiz Ejlli merr vendimin e papritur pasi kë*cënoi “Panoramën”

Një lajm me titull “Dënimi me burg i “shkatërron” karrierën Luiz Ejllit! Fituesit të Big Brother VIP i anulohen koncertet, stafi në panik” ka sjellë reagimin e shkodranit.

Në një postim në InstaStory, Luizi mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, duke shpërthyer më tej ndaj gazetës “Panorama”.

Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë. Aq shumë koncerte kam, sa që po mendoj që ta blej dhe të bëhem pronar i panoramës thjeshtë për t’i vënë flakën që mos të dalë më në treg”, ishte shkrimi i Luizit.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur pas deklaratës së këngëtarit, por ai ka marrë vendimin që ta fshijë këtë postim nga llogaria e tij, vetëm pak minuta nga publikimi.

Postimi i fshirë



lokimagazine