Bota

Boeing shkurton 17,000 vende pune

Kelly Ortberg, shefi i ri ekzekutiv i Boeing, deklaroi se kërkoheshin “vendime të vështira” dhe “ndryshime strukturore”.

“Ne duhet të jemi të qartë për punën me të cilën përballemi”, tha Ortberg drejtuar stafit. Bëhet e ditur se rreth 33,000 punëtorë të Boeing në Uashington dhe Oregon dolën në grevë një muaj më parë, duke ndaluar prodhimin e aeroplanëve 737 Max, 767 dhe 777 të kompanisë në mes të një bllokimi mbi pagat.

Kjo vjen në mes të një viti të vështirë për Boeing. Kompania është duke u përballur me kritika, pas një incidenti në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes. Aksionet e Boeing ranë 1.6% pasi lajmi u zbulua.

“Ndërsa ecim përmes këtij procesi, ne do të mbajmë fokusin tonë të palëkundur në sigurinë, cilësinë dhe shpërndarjen për klientët tanë”, tha Ortberg.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost