ShowBizzz

Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë që ka kaluar me Bardhin

E ftuar në “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme ka qenë ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni.

Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngën e publikuar pak ditë më parë “Qikës tem”.

Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një djali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.

Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.



lokimagazine