Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se raporti i publikuar i ASK-së konfirmon rritjen e pagave në sektorin publik.
Murati ka shkruar në Facebook se sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik.
“Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, ka shkruar Murati.