Kuriozitete

Mision i suksesshëm i Starship/ SpaceX rikthen për herë të parë përforcuesin në tokë

SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin e saj të pestë me Starship, raketën më të fuqishme që është ndërtuar ndonjëherë.

Por ajo që mbetët për të vlerësuar nga ky testim ishte fakti se  ër herë të parë, kompania u përpoq dhe ia doli të sillte dhe të ulte në mënyrë të sigurt përforcuesin e raketës, të quajtur Super Heavy. Ai  është më i gjatë se një ndërtesë 20-katëshe.

Ndryshe nga fluturimi i mëparshëm, kur përforcuesi u zhvendos në Oqeanin Indian, Super Heavy u kthye në vendin e nisjes, ku një pajisje e “kapi” në ajër për ta shpëtuar nga një ulje të vështirë. Në këtë mënyrë është vendosur sërish në platformën e nisjes.

Ndërsa Starship “vazhdoi rrugëtimin” në hapësirë. Ky është mjeti që Elon Musk do të tentojë të dërgojë sërish astronautët amerikanë në Hënë. Kjo pritet të realizohet në vitin 2026.

Me Starship dhe programin Artemis, NASA po garon me Kinën për të qenë e para që do të krijojë një bazë të përhershme në Hënë dhe të vendosë standardet për jetesën në hapësirën e thellë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit të ardhshëm të hapësirës!