Lajme

Haradinaj: Kurti gënjeu mërgatën në Gjermani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka gënjyer bashkatdhetarët në Gjermani.

Ai duke folur për takime që ka zhvilluar Kurti atje, ka thënë se kryeministri po i viziton ata për fushatë.

Sipas Haradinajt, Kurti do duhej t’ua thoshte atyre të vërtetën për Kosovën.

“T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize. Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë. Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurti në takim me mërgatën në Këln: Si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës