Ndarja e Feros dhe modeles Arbenita Ismajli ka shkaktuar një bujë të madhe në rrjetet sociale dhe jo vetëm dhe sigurisht, nuk ka qenë aq paqësore.
Rishtazi, Arbenita ka publikuar një postim në Instastory, ku pretendon se në marrëdhënien me Feron ishte ajo “burri”.
“Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri; mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, u shpreh ajo.
Ish-çifti nuk i ka kursyer deklaratat publike kundër njëri-tjetrit. Që pas akuzës për dhunë ndaj Arbenitës, Fero ka shprehur se ka pasur probleme për takimin e tij me të bijën, Ninën.
Më pas, pasi ish-reperi e bëri publik rastin dhe pretendoi se “e bija ishte rrëmbyer”, gjykata e Gjilanit i dha të drejtën për kujdestarinë 1-vjeçare të vogëlushes Nina.
lokimagazine