Për shkak të dëmeve të shkaktuara në ShBA nga uraganet Helene dhe Milton, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, dhuruan 900 mijë euro për të ndihmuar popullsinë amerikane.
Ata i dhuruan paratë për ‘Feeding America’ pasi Uragani Milton goditi zonën e Floridas të mërkurën mbrëma. Në këtë mënyrë ata treguan sërish anën e tyre humane.
Gjesti i tyre bujar pasoi lajmin se mikesha e tyre, ylli i muzikës Taylor Swift, dhuroi afro pesë milionë euro për të njëjtën kauzë.
Drejtoresha Ekzekutive e Feeding America, Claire Babineaux-Fonteno, vlerësoi çiftin për kontributin e tyre në ndihmën e të prekurve për të rindërtuar shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u rikuperuar financiarisht nga uraganet që shkatërruan shtetet juglindore.
“Mbështetja e tyre e gjatë për Feeding America në kohë krize ka ndihmuar rrjetin tonë në terren, gjatë dhe pas fatkeqësive”, shkroi Babineaux-Fonetno në rrjete sociale.
Ajo theksoi se fondet do të jenë vendimtare në sigurimin e nevojave bazë si uji, ushqimet e gatshme dhe furnizimet për komunitetet që përballen me humbje masive dhe detyrën e frikshme të rimëkëmbjes.