Xhuli Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ish-banorja bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u kthyer në një personazh shumë të komentuar.
Edhe pse kanë kaluar disa vjet që nga mbarimi i këtij edicioni, ajo po vazhdon të jetë po aq e përfolur.
Xhuli Nura
E së fundmi, modelja nga Drenica është fotografuar në ambientet e shtëpisë së Big Brother.
“Nëna e këtij formati”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi të ndarë në InstaStory.
Big Brother Kosova u fitua nga reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi, kurse të dytin ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.
Edicioni i ri do të nisë të premten, 18 tetor.