Politikani serb nga Kosova, Marko Jakshiq, kritikoi ashpër politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë se është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Bansjkë.
Me anë të një letre sdrejtuar Vuciqit, Jakshiq ka akuzuar poashtu presidentin serb për përfshirje të largimit të serbëve nga Policia e Kosovës.
“Këto ditë u bë një vit nga debakli ynë në Banjskë. Po ashtu ka filluar gjykimi i të rinjve të pafajshëm serbë në Prishtinë. Ju jeni pas gjithë këtij aksioni të armatosur. Është e paqartë pse dërguat në aksion të rinj serbë nga veriu i Kosovës të cilët nuk kishin shërbyer as në ushtri, të cilët nuk ishin të përgatitur përveç pjesëtarëve të trajnuar të xhandarmërisë dhe anëtarëve të SAJ. Arsyeja është se po të ishin pjesëtarë të SAJ-së apo të Xhandarmërisë përballë Perëndimit, do të ishit fajtorë dhe kështu fshiheni pas të rinjve të pafajshëm serbë nga Kosova”, ka shkruar politikani serb.
Ai vazhdon letrën e tij, duke thënë se diçka shumë të paqartë.
“Një gjë nuk është e qartë për mua, pse i detyrove 780 pjesëtarë serbë në Policinë e Kosovës, të heqin uniformat dhe të largohen nga vendet e tyre të punës. Gjoja për shkak të Bashkimit të Komunave Serbe. I çarmatosët pa asnjë kokërr pluhur”, ka thënë ai.
Jakshiq nuk la pa e përmendur edh përfshirjen e Serbisë në vrasjen e të rinjve serbë në Pejë, që njihet për publikun si rasti “Panda”
“Për mua është e paimagjinueshme se si mund të jeni përgjegjës për vrasjen e të rinjve serbë në vitin 1998. Në kafenenë Panda në Pejë keni akuzuar sigurimin shtetëror të Serbisë”, tha ai