Një person i ka vënë zjarrin çatisë së shtëpisë së tij në Gjakovë në një rast që policia e ka cilësuar si “dhunë në familje”.
Sipas PK-së personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi dhe është në arrati, ndërsa që zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
“Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh.