Lajme

Prokuroria deklarohet për rastin e vendosjes së gurëve në hekurudhë

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës të monitorojë zonën ku janë hedhur gurët në hekurudhë në linjën Pejë –Prishtinë, në dalje të stacionit Cerrovikë.

Poashu në një përgjigje për Tëvë 1 nga kjo prokurori është thënë se kanë kërkuar të bëhet edhe identifikimi i personit apo personave përgjegjës.

“Prokurorja kujdestare në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë me të pranuar këtë informatë menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionin policor në Klinë që të dalin në vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht të përdoret edhe droni për monitorimin e asaj pjese. Dhe gjithashtu të bëhet identifikimi i personit apo i personave të cilët e kanë bërë këtë pengesë në hekurudhë dhe njëkohësisht të merren masa ligjore ndaj tyre”, thuhet nga Prokuroria.