Prej vitesh marrëdhënia e Bleros dhe Afrona Dikës ka qenë në qendër të vëmendjes publike edhe kur ishin në lidhje, por edhe kur ata vendosën të ndaheshin.
Së fundmi ata u fotografua së bashku në mes të Cyrihut, në Zvicër. Nga fotot e siguruara nga Prive ata shihen duke shijuar një kafe së bashku.
Nuk dihet arsyeja e takimit nëse është thjesht miqësor apo nëse ata kanë vendosur të rikthehen me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Blero pak muaj më parë ka qenë i ftuar në ‘podcast’-in e Afronës, “Talk With Afrona”, ku folën hapur për marrëdhënien e tyre dhe për shkaqet që çuan në ndarje.
lokimagazine